Zgjidh më të përshtatshmin FUSTANI I ËNDËRRAVE NDIQ ËNDËRRAT E TUA PËR DITËN MË TË BUKUR TË JETËS TËNDE

NJË PLAN I MIRË, GJYSMA E PUNËS

Me ndihmën dhe sygjerimet tona dita më e bukur e jetës tuaj do bëhet e paharrueshme.

Këpucë nuse

MOS HARRONI KËPUCËT! ME STIL POR DHE KOMODE.

Këpuca është ai aksesor që jo vetëm përbën një ndër elementët më të rëndësishëm mbi të cilin pozohet vëmendja e fotografit gjatë set-it, por detaji i cili i kompleton veshjen duke i dhënë asaj stil e duke i dhuruar figurës së nuses një siluetë për tu patur zili. Gjithnjë duke e mbajtur në mend këtë, nuk duhet të harrojmë që këpuca është edhe ai element i cili nëse nuk zgjidhet mirë rrezikon të prishë ditën më të bukur. Ajo duhet zgjedhur mbi të gjitha komode dhe e masës korrekte.

wedding planner

KENI MENDUAR TË BLINI NJË BLLOK PËR ORGANIZIMIN E DASMAVE?

Keni menduar të blini një bllok për organizimin e dasmës tuaj? Për shumë vajza të cilat kanë marrë përsipër organizimin është shndërruar në një element të dobishëm. Organizimi i brendshëm i këtij blloku fillon që një vit përpara datës së dasmës dhe ju ndihmon hap pas hapi në çdo detaj, edhe në ato për të cilat nuk do kishit menduar kurrë. Mund ti blini online! Unë e bleva këtu dhe u gjenda shumë mirë! 🙂

KËRKONI NJË ORGANIZATOR DASME?

Keni mbërritur në vendin e duhur. Tek ne do të gjeni organizatorë të ndryshëm, në bazë të qytetit, kërkesave tuaja dhe natyrisht xhepit. Lundroni në faqen tonë dhe zbuloni një pas një informacionet që kërkoni.

KËRKONI FRYMZIM E IDE ORIGJINALE?

Në faqen tonë, midis artikujve të ndryshëm të blog-ut do të gjeni edhe shumë ide e frymëzime që do t’ju ndihmojnë për të krijuar diçka unike që do mbetet në memorjen e të ftuarve tuaj. Çfarë prisni? Xhytuni në lexime dhe argëtohuni!

Kërkoni këshilla edhe nga vajzat / çiftet e tjera/ë?

Mund të lidheni me të gjithë e të diskutoni mbi tematika të ndryshme lidhur me dasmat nëpërmjet forumit tonë. Nëse keni pyetje apo kuriozitete se si kanë gjetur zgjidhje të tjerët rreth një argumenti në veçanti mos nguroni por shtroni pyetjet tuaja në Forum e dikush do jetë gati t’ju ndihmojë.

E DINI QË TEK NE MUND TË REGJISTROHENI?

A e dini që në faqen tonë mund të regjistroheni ? Por jo vetëm kaq. Mund të krijoni e të personalizoni profilin tuaj personal ose të krijoni profilin tuaj si bashkëshortë të ardhshëm e të hidhni aty të dhënat tuaja të dasmës. Gjithashtu mund të merreni me organizimin e saj duke filluar nga ftesat, tek tavolinat e duke vazhduar me listën e të ftuarve etj. Gjeniale, apo jo?