Martesë në Shqipëri > Design  > @BlushandGold Wedding Planners  > Me apo pa organizatorë dasmash?
wedding planner

Me apo pa organizatorë dasmash?

Kjo do të jetë pyetja që do t’iu tingëlloj në mëndje sapo të filloni me përgatitjet e dasmës. Të zgjedh një agjensi organizimi apo të organizoj vetë gjithçka? Natyrisht përgjigjia varet nga shumë faktorë ndër të cilët mund të përmendim kohën, buxhetin, kreativitetin, ndihmën e dikujt, vendin etj. Kjo pyetje do t’ju sjellë jo pak dhimbje koke derisa të bëni zgjedhjen tuaj. Kur organizimi i festës duhet të bëhet në distancë bëhet e vështirë pa patur dikë që t’ju ndjekë. Për këtë arësye lindi ideja jonë për hapjen e kësaj faqeje, për t’ju bërë organizimin, me apo pa agjensi, sa më të lehtë të mundur duke sjellë aktivitetet komerciale e bashkëshortët afër njëri tjetrit.

Me apo pa agjensi organizimi, kjo është dilema!

Organizimi nëpërmjet agjensive ju kursen kohë dhe probleme të cilat mund të lindin gjatë rruges si p.sh transportimi i materialeve apo ndriçimet, blerja e tyre, gjetja e karrigeve të përshtatshme që përputhen me guston tuaj e kështu me rradhë, por nga ana tjetër mund t’ju duhet të paguani “diçka” më shumë në krahasim me vet-organizimin sepse kostoja e agjesisë përfshin jo vetëm materialet e përdorura por edhe punën e bashkëpunëtorëve, transportin etj.

Në momentin që zgjidhni agjensinë do ballafaqoheni me faktin se jo çdo detaj do të jetë unik (për ata që synojne një dekor të  tillë) sepse  përdoren materiale të propozuara edhe në dasma të tjera. Natyrisht nëse kërkoni nga agjensia gjëra të “veçanta” do ju duhet të llogarisni një rritje të pashmangshme të çmimit. Mund të zgjidhni një përzierje të dy opsioneve, çka do të thotë që pjesën më të lehtë ta bëni vetë duke zgjedhur furnitorët me kosto më të ulët apo duke prodhuar/krijuar vetë detaje unike (këtu përmendim detaje si ftesat, bombonierat, tabelat me organizimin e tavolinave, këndin e fotove etj) dhe pjesën tjetër më sfiduese ta realizojë një agjensi e cila me profesionalitetin dhe eksperiencën e saj do mund t’iu mundësoj shërbimin e kërkuar.

Çfarëdo lloj zgjedhje të bëni mbani në mend që organizimi edhe pse nga një anë stresues duhet t’ju përcjellë kënaqesi.

Nëse nuk dini nga t’ia filloni dhe keni nevojë për ide e ndihmë shtesë, unë personalisht si vet përdoruese e saj, ju këshilloj agjendën e organizimit “Wedding planner” unike në design e cila jo vetëm do ju ndihmojë në çdo detaj por do ta bëjë organizimin e dasmës tuaj akoma më të kënaqshëm.

Këtu do të gjeni Wedding planner që unë kam blerë dhe përdorur e me të cilin jam gjendur shumë mirë. Si në çdo gjë përkushtimi dhe pasioni sjellin rrezultatet e pritura kështu që një gjë mbetet për të thënë: Suksese dhe argëtohuni!

**Photo credit @BlushandGold Ltd.