Martesë në Shqipëri > Dekor  > Zgjidh stilin tënd
dekor

Zgjidh stilin tënd

Të gjitha ne vajzat që merremi, drejtpërdrejt ose jo, me organizimin e dasmës tonë e dimë mirë që një ndër aspektet më të rëndesishme për të filluar me përgatitjet është zgjedhja e stilit dhe atmosferës së dasmës. Kur dikur mjaftonte thjesht të mblidhje të afërmit e të zgjidhje një orkestër të mirë sot detajet për të cilat duhet të kujdesemi janë shumuar e komplikuar, gjithmonë nëse duam që ambienti e stili të spikasë e mos të shndërrohet në diçka monotone.

Më poshtë gjeni të renditura disa nga stilet që sot shkojnë e kërkohen më shumë nga klientet e agjensive të martesave ose të wedding planner. Gjithmonë ka përjashtime sepse ka çifte që preferojnë të ndjekin idetë e tyre originale e të thyejnë rregullat e imponuara nga shoqëria apo kultura.

Kini parasysh të mbani gjatë organizimit të dasmës të njëjtin stil, duke mos u humbur në detaje të stileve të tjera, sepse kjo do bënte që dekorimi të humbasë karakterin e tij e t'ju ç'orientoj më tej ju së bashku me të ftuarit tuaj. Çdo detaj duhet të ndjek rrjedhën stilit të përzgjedhur e do shihni si rezultati përfundimtar do të jetë mahnitës e origjinal.

Pesë stilet më të praktikuara e të pëlqyera për dasma janë ai Minimalist, Vintage, Chic, Industrial dhe natyrisht stili me tematikë, që do të thotë se festa do të perfaqësohet nga një tematikë e zgjedhur nga çifti si psh. një ngjyrë, një subject, një object, një periudhë etj.


Industrial


Vintage/Romantik






Chic




Minimalist ( Less is more ose Më pak është më shumë )



Tematike ( si psh. Riviera ose ngjyra rozë si në foton e fundit )



Shpërnda