Martesë në Shqipëri > Bëje vetë  > Ftesat dhe trendet e 2019
Ftesa martese Orbita Design

Ftesat dhe trendet e 2019

Ftesat janë kartvizitat e nje dasme. Ato duhet të jenë te shkruara korrektësisht dhe duhet të pasqyrojnë stilin e karakterin e çiftit. Ka disa lloje e stile ftesash ndër të cilat mund të zgjedhim e që po përmendim më poshtë. Stili më i përdorur në Shqipëri është ai klasik e konservativ. Prindërit janë ata të cilët iu drejtohen të ftuarve në ftesë dhe shpallin lidhjen në martesë të fëmijve të tyre. Këto ftesa janë te karakterizuara nga një still i thjeshtë, gërma ngjyrë të zezë ose flori të stampuara në kartonçino të bardhë ose ngjyrë qumështi. Teksti përmban vetëm infomacionet e duhura për te ftuarit. Këtu poshtë disa shembuj…

Mbani ndërmend që ftesat e dasmave janë kartvizita e dasmës tuaj, për këtë arësye koha që duhet ti kushtoni ideimit të tyre duhet të jetë e mjaftueshme për të krijuar diçka origjinale edhe pse me stil klasik.

Gjithsesi gjithmonë e më shumë vitet e fundit edhe në Shqipëri, falë edhe vajzave e djemve që banojnë në shtete të huaja por falë edhe rrjeteve sociale, po përhapen stile të reja e moderne ftesash që po rivolucionojnë botën e dasmave dhe po sjellin një epokë e cila i mundëson kujtdo të krijojë një ftesë të veçantë, unike dhe të përshtatshme për çdo çift e tematikë dasme. Disa nga modelet e ftesave moderne janë ato me lule, me detaje metalike si psh. flori ose çelik, Bohemien, ispirim udhëtimi, Laser cut, Tropikal ose Extrem Chic. Disa i gjeni të ilustruara me foto më poshtë.

Laser cut ose me gdhëndje

Ftesa gazmore